×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Nuk e la të parakalonte në autostradë, kosovari tenton ta vrasë 43 vjeçarin midis rrugës

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 10:19

    Policia e Kukësit ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një person, banues në Fushë-Kosovë, duke e lënë të plagosur.


    Në pranga ka rënë shtetasi I. R., i cili sipas policisë, ka penguar 43-vjeçarin S. B. të bëjë parakalim në autostradën Milot-Morinë.

    Për pasojë, të dy shtetasit kosovarë kanë ndaluar te trau dhe janë përleshur.

    “Në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë”, bëjnë të ditur policia.

    Sipas policisë, 43 vjecari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    “Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë”

    “Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, thuhet me tej.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!