Ani pse është një nga pagesat më të ulta për shërbime, mbledhja e mbeturinave nuk po paguhet si duhet.
E kampion në borxhe, si duket, janë partitë politike që përtojnë të japin para, shkruan “Jepi zë”.
PDK-ja, LDK-ja e VV-ja siç shihet nga dokumentet, nuk kanë paguar thuajse kurrë për bërllok. Duke ditur që pagesa është disa euro, kuptohet se duhet vite që ky borxh të akumulohet.
PDK-ja ka më së shumti borxhe në UNITET. Ajo detyrohet të paguajë hiç më pak se 1726 euro.
Pas saj vije LDK-ja, e cila ka më pak. Sipas dokumentit, LDK-ja ka 992 euro borxh për mbeturina.
VV-ja është e treta, por shuma nuk është e vogël. Kjo parti i detyrohet UNITET-it 471 euro.
Sidoqoftë, kompania ka vendos që të mos e lë në nder të partive këtë borxh. UNITET-i ka nisur procedurë përmbarimore ndaj këtyre tri partive.
Siç shihet në dokumentet e siguruara nga “Jepi zë”, partitë kanë afat vetëm një javë për të shlyer borxhet.