×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk e vranë kosovarët policin malazez, të dyshuarit janë nga Shqipëria-nëna me dy djemtë e saj

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 10:30

    Mediat malazeze raportuan se tre kosovarë dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e policit nga Mali i Zi, mirëpo ky raportim del të jetë jo i saktë.


    Oficeri i Policisë Kufitare të Malit të Zi, Milutin Lekoviq, vdiq nga plagët e marra rreth orës 02:00 në Igalo. Ai iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm pas plagosjes, por doktorët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.

    Burimet e lajmi.net thonë se Lekoviq nuk është vrarë nga shtetasit e Kosovës, por dorasit dyshohet se kanë qenë shtetas të Shqipërisë.

    Lajmi.net merr vesh se inicialet e personave që kanë qenë në veturë janë L.H., L.H. dhe L.N. nga Malësia e Madhe, që të tre pjesëtarë të një familjeje, dy vëllezër dhe nëna e tyre.

    Polici kufitar u godit në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte gjuajtur nga ulësja e pasme e një makine zyrtare nga njëri prej tre personave të ndaluar.

    Të dyshuarit ikën pas të shtënave, në përpjekje për të kapërcyer kufirin, por u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin. Një burrë dhe një grua, të cilët ishin në shoqëri me sulmuesin, u arrestuan gjithashtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!