×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk është Ambasadore, por lobimi i saj në rrjete sociale tejkalon angazhimet e çdo diplomati të Kosovës

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 12:38

     “Kosova është shtet,mësohuni me të”. Kjo ishte kundërpërgjigja e Valentina Garas, aktualisht zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” saj ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kur ai kishte thënë se shumë shtete do të tërheqin njohjen e Kosovës.


    Këtë e kishte bërë në postimin në rrjetin social “Linked-in”, që është njëri ndër rrjetet më të mëdha të biznesit në botë.

    Ajo ka mijëra ndjekës të huaj në këtë rrjet dhe ç’është më e rëndësishmja ata janë kryesisht në pozita të larta shtetërore, udhëheqës të kompanive më të mëdha botërore si në fushën e aviacionit, ekonomisë, sportit apo kulturës, etj.

    Pavarësisht që promovimi i kompanisë së saj(Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”) është njëra ndër prioritetet e saj, ajo eshte mjaft e fokusuar në promovimin e Kosovës, ku çdo gjë e ndërlidh me njerezit dhe vendin e bukur të shtetit, si dhe vazhdimisht kërkon ta avancoj pozitën e vendit tonë në botë, shkruan Frontonline.

    Ja disa nga postimet e saj: Njiheni Republikën e Kosovës”, “Toka e njerëzve te mrekullueshëm-Kosova”, “Wshtë ditëlindja e 12-të e Kosovës sime”, etj.

    Madje për disa shtete të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosoven, ajo tërhjek vemendjen dhe kërkon njohjen nga ta, duke marrë shembull edhe sukseset e sportistëve tanë.

    “Të fluturojmë të lirë drejt botës. Faleminderit botë! Njohja e Pavarësisë së shtetit tonë, nuk duhet të jetë vonesë e storieve tona të sukseseve dhe as hezitim i juaji për të pranuar të vërtetën, prandaj pranojeni shtetin e Kosovës.”

    Poashtu përmend edhe tolerancën fetare të popullit të Kosovës: Përafërsisht 95% janë të religjionit mysliman, por ne respektojmë të gjitha religjionet dhe festojmë të gjitha festat bashkë, pavarësisht cilës fe i takojmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!