Po i shkul flokët e saj. Aridona Podvorica kështu po vepron për shkak të sëmundjes së Hidrocefalisë, që është një grumbullim anormal i lëngut trunor-shpinor brenda kaviteteve që quhen vertikuj dhe gjenden brenda trurit.
4 vjeçarja, si pasojë e kësaj sëmundjeje, nuk mund të flas e as të ec pa ndihmën e nënës së saj. Ndonjëherë ajo ka pengesa edhe në shikim.
Nëna e saj Fitorja rrëfen së fillimisht kishte pasur komplikime gjatë lindjes së vajzës, të cilën e kishte lindur para kohe.
“Çika qashtu më ka lind. Më ka lind sepse shtatzaninë nuk e kom pas të mirë. Shtatzaninë e kam pasur me gjakderdhje dhe kam lindur para kohës”, thotë nëna.
“Ajo ka vjell gjak…” shton tutje ajo.
Nëna thotë që prej kur vajza i kishte bërë 4 muaj nuk kishte lënë vend pa e dërguar.
“E kom end nëpër mjekë nëpër Kosovë, te neurologu e te psikiatri, por sa herë e kom end ajo është bërë vetëm më keq duke i qitur ilaçe secili për vete”, shton ajo.
Përderisa vajza nuk po i shërohej dhe nuk po gjente zgjidhje në Kosovë, Fitorja në gusht të vitit të kaluar e kishte dërguar për kontroll në Beograd.
Atje mjekët Aridonën e kishin diagnostifikuar me të njëjtën sëmundje. “Edhe atje me këtë sëmundje i thanë. Por thanë që kjo ka shërim”, thotë nëna, e cila shton se mjekët në Beograd u befasuan nga terapitë që i kishin vendosur mjekët e Kosovës.
Mirëpo, ajo thotë se mjekimi në Beograd kushtonte shtrenjtë, ku një kontroll i kushtonte 40 euro. Madje, ajo shton se nata kushtonte rreth 250 euro.
Ndryshe, kjo sëmundje kurohet me anë të një operacioni, ku shpohet shkoka dhe largohet uji nga truri. Nëse kjo sëmundje nuk shërohet, ajo sjell dëmtime serioze fizike dhe psikike, transmeton Reporteri.net.