×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk gjendet mjet shpërthyes, deminuesit largohen nga rruga “Luan Haradinaj”

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 13:15

    Pasi qëndroi  për më shumë se një orë në kërkim të mjetit të dyshuar shpërthyes, Njësia e Policisë Speciale është larguar nga ndërtesa e Këshillit gjyqësor.


    Zyrtarët policor kanë konfirmuar kërcënimin me bombë që i është bërë sot Këshillit Gjyqësor në Prishtinë.

    Ata kanë thënë se bëhet fjalë për dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” të shënjestruar nga kërcënuesit, shkruan Reporteri.net.

    “Për momentin nuk ka persona të dyshuar. Është vetëm një kërcënim që është bërë përmes një telefonate. Ne çdo lloj kërcënimi i marrim dhe i trajtojmë me seriozitet. Siç thashë i kemi të shënjestruara dy ndërtesa, ku janë evakuuar personeli. Policia e Kosovës do të del me një komunikatë gjithëpërfshirëse posa t’i ndërmarrim të gjitha hapat hetimor”, janë shprehur nga Policia e Kosovës.

    Ndërkohë që nuk dihet se a ka pasur vërtetë mjet shpërthyes në këto dy lokacione, policia janë në kërkim të telefonatës kërcënuese që u është bërë në orët e para të mëngjesit.

    Kujtojmë se personeli nga të dy objektet Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Speciale ishin evakuuar menjëherë pas dyshimeve për mjet shpërthyes. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!