×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk i ndalë as koronavirusi, Durrësi plot me kosovarë

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 17:41

    E shtuna dhe e diela kanë rritur ndjeshëm numrin e pushuesve në bregdet. Shtetasit nga Kosova i qëndrojnë ende besnik bregdetit të Adriatikut, ku Durrësi dhe Shëngjini mbesin më të frekuentuarit. Paralajmërimet për zbatimin e masave antikovid duket se nuk kanë gjetur vend.


    E diela ka shënuar një fluks të shtuar të pushuesve në bregdet. Në Shëngjin duket sikur pandemia është harruar.

    Moti i ngrohtë me temperatura të larta solli dyndje qytetarësh drejt bregdetit e këtë e tregon dhe trafiku i rënduar përgjatë superstradës Milot-Lezhë si dhe në rrugën drejt Shëngjinit.

    Fluksi i automjeteve që vinin kryesisht nga Kosova ishte shumë i lartë, duke krijuar trafik të rënduar gjatë orëve të paraditës.

    Shtetasit e Kosovës vijojnë t’i mbeten besnik bregdetit të Shëngjinit, duke sjellë shpresë për turizmin në këtë zonë.

    “Kam 6 ditë që kam ardhur. Gjithçka është super. Ne kemi ardhur nga Gjilani.”

    Edhe në Durrës situata është e njëjtë.

    “E kemi më afër. Edhe pse është pak frika nga virusi por fëmijët kanë nevojë për plazh”.

    Ndryshe nga vite të shkuara në vijën bregdetare është reduktuar numri i bizneseve duke i lënë më shumë vend hapësirave publike.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!