×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk i përballoi sëmundjes së rëndë, vdes infermierja nga Malisheva

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 10:34

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar për vdekjen e infermieres Lumturije Krasniqi.


    Vdekja e Krasniqit ka tronditur këtë institucion mjekësor në Malishevë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre me anë të një njoftimi.

    “Edhe një lajm i dhimbshëm për stafin tonë, shumë e vështirë edhe për ne të shkruajmë njoftim mortor për ty Motra Lumturije Krasniqi vdekja jote na tronditi të gjithë stafin e QKMF-së Dr Shpëtim Robaj në Malishevë. Ngushëllime familjes Krasniqi ndajmë dhimbjen me ju i paharruar kujtimi per TY Lume”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

    E ndjera Krasniqi e cila ishte infermiere në shërbimin e Gjinekologjisë në QKMF ishte dërguar për trajtim në Turqi pas mbledhjes së mjeteve të nevojshme financiare nga një solidaritet i paparë, por trajtimi ka rezultuar i pasuksesshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!