×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk iu mjaftojne as 3 orë lëvizje, qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë tubohen dhe luajnë basketboll e futboll

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 22:35

    Qytetarët e Kosovës për shkak të pandemisë së coronavirusit kanë të drejtë lëvizje vetëm 3 orë në ditë, nga 1 orë e gjysmë sa ishin.


    Edhe pse policia çdo ditë tregon për dhjetëra persona të ndaluara për shkak se nuk po i respektojnë masat, kjo siç duket fare nuk ju bën përshtypje disa qytetarëve të kryeqytetit të cilëve siç duket nuk po iu dalin 3 orët që i kanë në dispozicion për lëvizje.

    Disa banorë të lagjes “Dardania” në kryeqytet sonte janë tubuar dhe kanë luajtur basketboll e futboll.

    Një banore e kësaj lagjeje ka dërguar foto dhe video në redaksinë e Reporteri.net ku shihet se si një grup personash luajnë basketboll thuajse është një ditë normale pranvere, dhe jo kohë e përballjes me coronavirusin dhe respektimit të masave në luftë ndaj virusit.

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!