×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja në "Bon Vivant"

    “Nuk ka drejtësi, e pres këta jashtë”, tensione e goditje tavoline në gjykimin ndaj Andi Pajazitit

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 14:50

    Me tensione është përcjellë seanca në rastin ku Andi Pajaziti po akuzohet për vrasjen e K.R. në lokalin “Bon Vivant”, në gusht të vitit të kaluar.

    Gjyqtari Eroll Gashi në një moment është detyruar të ndërhyjë duke goditur me dorë tavolinën.

    “A jom unë këtu? Prit, asnjë fjalë njëherë”,  dëgjohet duke thënë ai në një video të publikuar nga Kallxo.com. Ai këtu i referohet përfaqësuesit të palës së dëmtuar dhe avokatit të Andi Pajazitit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në atë moment një familjar i viktimës ndërhynë  thënë se nuk ka drejtësi dhe se “do ta presë jashtë të akuzuarin”.

    “Nuk ka drejtësi, e pres këta jashtë. Edhe me ty… shihemi”, dëgjohet duke thënë familjari i palës së dëmtuar, teksa shanë duke dalë nga salla.

    Gjykatësi urdhëroi largimin e tij nga salla. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!