×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka dritë në fund të tunelit, por tren”: Negociatat VV-LDK drejt fundit, paralajmërohen zgjedhjet

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 22:07

    Negociatat mes Vetëvendosjes e LDK-së për formimin e qeverisë janë drejt fundit. Kjo është konfirmuar nga dy deputetët e VV-së, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu, që në Rubikon kanë thënë se oferta drejt LDK-së me propozimin për rritjen e numrit të ministrive është e fundit.


    Nëse kjo dështon, ata kanë paralajmëruar zgjedhjet e reja, transmeton Reporteri.net.

    “Oferta që i kemi bërë LDK-së është e fundit. Është e fundit me kompromisin që kemi bërë vetëm për hir të koalicionit. Nëse s’ka alternativë, partnerë të vetëm e kemi parë LDK-në për dallim nga individët brenda partisë që deklarohen se ka opsion A, B, C e ka zyrtarë të saj që kanë thënë se mund të bëhet qeveria pa VV-në. VV nuk ka çka jep më shumë. Ajo çka kemi ofruar ne është maksimalja, është oferta e fundit”, ka thënë Haxhiu. “Hapi tjetër s’është hiq i dëshirueshëm, por janë zgjedhjet. Shohim zgjedhjet e pastaj flasim. Alternativa jonë A është të bëjmë koalicion me LDK-në. B janë zgjedhjet e reja që hiq s’i dëshirojmë. Kërkesa e LDK-së s’ka pas mbështetje te qytetarët e Kosovës. E dimë sepse kemi struktura”.

    Në anën tjetër deputeti Aliu ka thënë se Vetëvendosje ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14 vetëm për të balancuar ministritë me postin e kryeparlamentarit, që tashmë e ka kjo parti.

    Ndërkohë, edhe LDK-ja kanë konfirmuar sot se negociatave po iu vije fundi. Isa Mustafa paralajmëroi për një takim të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!