×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka kuorum, Kuvendi shkon në pauzë

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 15:35

    Kuvendi i Kosovës nga ora 15:00 ka pasur të mbajë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me, siç thuhet në kërkesë e këtyre deputetëve, rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve.


    Por kjo seancë ende pa nisur ka dështuar, pasi në mungesë të kuorumit Kuvendi ka shkuar në pauzë.

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kërkuar pauzë 20 minutëshe.

    “Për shkak se janë vetëm 28 deputetë të pranishëm, kërkojmë që të shkojmë në një pauzë 20 minutëshe”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net.

    Në sallë kanë qenë prezent vetëm deputetët e opozitës, por jo edhe të partive në pushtet.

    Nga ministrat në sallë kanë qenë në fillim Rozeta Hajdari nga Vetëvendosje por që është larguar më pas, dhe Agim Veliu e Lumir Abdixhiku nga LDK.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!