Pronari i një diskoteke në Prishtinë, Ardian Hoxha për të biseduar lidhur me temën e klubeve të natës se a janë gati për sezonin e verës.
Gjatë bisedës, ai tregoi se ka pasur mungesë të disa produkteve bazike, gjë e cila ka bërë të shtrenjtohen çmimet e furnizimit, e ashtu edhe të shitjes.
“Po tek ne p.sh çmimet e furnizimeve janë rrit me 50 përqind, d.m.th. çdo produkt qe e kemi marre janë rrit me 50 përqind, na nuk i kemi rrit me 50 përqind ma pak i kemi rrit. Ka ndiku edhe në këtë industri për fat të keq. Interesimi nuk është zbeh, mirëkuptohet besoj. Në çdo produkt ka pas rritje. 1 euro më shumë a ma pak një pije, ose një shishe 10 euro më shumë ose më pak nuk është që ka ndonjë rol të madh. E kemi ndjek atë trendin, rrogat i kemi rrit. Duhet me u adaptu me gjithçka, do ta shohim se a po zbresin çmimet”, tha Ardian Hoxha në T7.
Ndër të tjera i pyetur se cilët janë këngëtarët më të kërkuar, ai përmendi dyshen, Ledri Vula e Dafina Zeqiri.
“Ledri dhe Dafina janë më të kërkuarit. Janë edhe tjerët, por Ledri dhe Dafina janë më të kërkuarit”, u shpreh ai.
https://www.youtube.com/watch?v=V5DEyO-qx2k
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.