×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca konstituive

    Nuk kalon raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 12:14

    Ka shkuar sërish në pauzë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi nuk ka kaluar raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

    Në nisje të seancës u formua Komisioni për Verifikim e Mandateve. Pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, seanca plenare shkoi në pauzë 15-minutëshe, në mënyrë që ky komision të mund të përpilojë raportin e tij.

    Përfaqësuesi i VV-së në këtë Komision, Artan Abrashi tha se për raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve kundër kanë qenë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

    Gjatë hedhjes në votim në Kuvend, ky raport nuk kaloi. Deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar pro këtij raporti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 kanë abstenuar, me ç’rast kryesuesi i seancës konstituive njoftoi për një pauzë konsultative me subjektet politike.

    “Në sallë janë 113 deputetë. 52 deputetë kanë votuar pro, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj konstatojmë se raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve të legjislaturës së nëntë nuk kalon. I ftojmë përfaqësuesit e subjekteve për një konsultim”, tha kryesuesi, Avni Dehari.

    Raporti konstatoi se në sallë ishin të pranishëm, 119 deputetë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!