Rekomandimi i Zyrës për Certifikim në KQZ për t’u certifikuar të gjitha partitë në një pako, nuk ka kaluar në mbledhjen e KQZ-së që është duke u mbajtur.
Kjo pasi vetëm 5 anëtarë e kanë votuar këtë propozim. Kundër kanë votuar 6 anëtarë të KQZ-së. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se për të kaluar ky propozim duhet të votojnë së paku 8 anëtarë të KQZ-së.
Debate të shumta janë zhvilluar mes anëtarëve të KQZ-së në lidhje me formatin se si do të do të certifikohen kandidatët e subjekteve politike.
Derisa LVV ka kërkuar votimin në pako për certifikimin e subjekteve politike, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ kanë kërkuar që certifikimi i kandidatëve të subjekteve politike të bëhet veç e veç ashtu siç ishin praktikat e mëparshme.
Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar akoma.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.