×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Nuk kam lënë njeri pa taku, e kemi kërku në çdo skutë”, motra e Ukshin Hotit flet për zhdukjen e tij

    Reporteri
    07 Dhjetor 2024 | 21:49

    Myrvete Hoti-Kasumi, motra e Ukshin Hotit ka rrëfyer për  lidhjen e saj të fortë me vëllain, veprimtarin Ukshin Hoti.

    Myrvetja thotë se ajo ka qenë pika e dobët e Ukshinit.

    “Për Ukshinin kam qenë pikë e dobët gjithmonë. Ai kudo që ka qenë vëmendjen e ka pasë të përqëndrume te unë gjithmonë dhe ka pasë dëshirë me më pa mbi të gjitha”, ka rrëfyer ajo.

    Ajo thotë se përpjekjet e saj kanë qenë të vazhdueshme për ta nxjerrë nga burgu, por edhe pas zhdukjes për ta zbardhë fatin e tij.

    “Ukshini ka qenë njeri i thjeshtë, modest, i afërt, bamirës, me mujtë të gjithë i kish ba si veten e tij. Ukshini ka qenë shumë përpara, vazhdimisht kam shpresu se është gjallë…kam shku vazhdimisht në vizita me u taku me të. Çdo vizitë e ka pasë tragjedinë dhe dramën e vet kur kam shku me vizitu, se Ukshini ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm dhe trajtimi ka qenë shumë i keq. Nuk kisha mundësi me ba asgjë. Nuk kam lënë njeri pa taku për me kërku ndihmë për me nxjerrë prej burgu, por edhe pasi u zhduk për me  e zbardhë fatin e tij, por gjithmonë kam hasë në veshë të shurdhët”, ka thënë ajo në emisionin n’Kohe.

    “Kurrë lotë prej syve nuk mu kanë hjekë. E kemi kërku në çdo skutë”, shprehet tutje Myrvetja.

    Ajo thotë se për ta zgjidhur fatin e tij ka ndjekur shumë pista, e madje i ka dërguar një letër ish kryeministrit anglez, Tony Blair.

    “Tani u bënë 25 vjet, unë kam mbetë rrugëve tu e kërku dhe asnjëherë nuk mora asnjë informacion”, thotë ajo.

    Ajo ka treguar nëse Qeveria aktuale ka bërë diçka në këtë drejtim. “Kta kanë bë pak për çështjen e të zhdukruve, por nuk ka ende asgjë në këtë drejtim. Tash edhe Andini është tek çështja e të zhdukurve dhe po merret me këtë çështje, e unë pak jam tërhjek”, shprehet Myrvetja.

    “Po frikësohna mos po vdes e nuk po di asgjë për fatin e tij”, thotë ajo në fund. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!