×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi i plotë

    Presidenca thotë se pati ndërhyrje të pakonsultuar në biografinë e Jakup Krasniqit: Gjithçka po hetohet

    Reporteri
    04 Shkurt 2024 | 16:38

    Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimit ku Jakup Krasniqi në webfaqen e presidencës paraqitej si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Ai thotë se nuk kanë qenë të njoftuar për këtë ndërhyrje derisa theksojnë se nga nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike.

    Zyra e Osmanit i ka kërkuar falje familjes së Jakup Krasniqit, për situatën e krijuar dhe kanë thënë se se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj, shkruan Reporteri.net.

    Reagimi i plotë:

    Presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi.

    Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike.

    I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj.

    Ndryshe, Presidenca e Kosovës është vënë në lëvizje për ta rregulluar biografinë e Jakup Krasniqit si ish-ushtrues detyre i presidentit, pasi në webfaqen e këtij institucioni është prezantuar si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Biografia e përmirësuar e Jakup Krasniqit në uebfaqen e Presidencës

    Në biografinë e tij, Presidenca e prezanton Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte

    “Shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron as me intervenime për dobësim”: Vajza e Jakup Krasniqit me reagim të ashpër ndaj Presidencës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!