×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk kom çka me thanë”, Haki Abazi nuk e komenton dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Energji

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 10:49

    Deputeti i Kuvendt  të Kosovës, Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me deputetin Abazi për ta pyetur për arsyet e një vendimi të tillë, por i njëjti nuk ka dhënë detaje.

    “Nuk kom çka me thanë”, ka qenë përgjigjja e shkurtë e Abazit për Gazetën Online Reporteri.net.

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike është propozuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

    Ky komision do të mbajë sot mbledhje ku pritet edhe të ipet njoftimi për dorëheqjen nga Komisioni të anëtarit Haki Abazi. /Reporteri.net

    Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji, që vetë VV-ja kërkoi të themelohet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!