Një lokal në Prishtinë ka protestuar në një mënyrë më ndryshe për të shprehur indinjatën ndaj mosliberalizimit të vizave për kosovarët.
Ky lokal ua ka ndaluar hyrjen shtetasve të BE-së, të cilët ndryshe nga kosovarët nuk kanë regjim të vizave, shkruan Reporteri.net.
Shtetasve të BE-së për të hyrë në këtë lokal iu duhet “vizë”.
“Protestë. Ndalohet hyrja pa vizë për shtetasit e BE-së”, thuhet në njoftimin që ky lokal ka publikuar në hyrje të objektit.
Kosovarët dolën të dëshpëruar nga Samiti mes liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova mori pjesë Presidentja Vjosa Osmani.
Ky Samit përfundoi pa asnjë rezultat konkret për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.