Organizata Joqeveritare ETEA, në Ditën Botërore të Librit, ka publikuar statistika se sa lexojnë nxënësit kosovarë dhe të dhënat që kanë dalë nga ky hulumtim janë mjaft shqetësuese.
Nxënësit janë pyetur për tre tituj të librave që kanë lexuar gjatë jetës, shkruan Reporteri.net.
Sipas statistikave të kësaj organizate 53. Për qind të nxënësve nga klasa 1 deri në pesë nuk kanë arritur të përmendin 3 tituj të librave.
73.1 për qind të nxënësve të klasave 6 deri në 9 nuk kanë arritur të përmendin tre tituj të librave.
Por, nga ky hulumtim del se nxënësit kosovarë janë “mjeshtër” të kopjimeve.
26.6 përqind e nxënësve të klasave prej 1 deri në klasën 5 kanë deklaruar se kopjojnë raferatet.
66.5 përqind e nxënësve të klasave 6-9 janë vetdeklaruar se kopjojnë referatet, ndërsa 73.7 të nxënësve të klasave të klasave 10-12 janë vetdeklarua se kopjojnë referatet.
Më poshtë të dhënat nga hulumtimi:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.