×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk mundën ta ndajnë tokën, vëllezërit kosovarë bëjnë për spital njëri-tjetrin

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 9:02

    Një raste dhune në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kamenicë.


    Policia njofton se atje janë arrestuar dy vëllezër pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.

    Shkak i rrahjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore.

    “Kamenicë 17.09.2021-21:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore ishin përfshirë në sulm fizik me njëri-tjetrit. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!