Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reagua ndaj deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla që i bëri para mërgatës shqiptare.
“Nuk na mjafton fitorja, u paska thënë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës mërgatës sonë, në një takim të thirrur nga një nga Ambasadat tona në Evropë.”, ka shkruar Çitaku.
“Pra, demokracia nuk mjafton, sepse demokracia, edhe me fitore, nënkupton pluralizëm. Nënkupton lirinë për tu mos pajtuar me shumicën. Nënkupton lirinë e fjalës. Nënkupton pavarësinë qytetare, intelektuale, politike, ekonomike. Por, jo. Këta dojnë diktaturë. Kontrollë. Nënshtrim. ”, vazhdoi tutje ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.