×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ndalen përplasjet, Murati i reagon Abdixhikut: Njëmend e kemi

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 7:24

    Deputeti i zgjedhur nga radhët e LVV-së, Hekuran Murati, i ka reaguar zyrtarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nëse partia e Kurtit e ka përnjëmend koalicionin, atëherë le të ketë respekt ndaj tyre.


    Përmes një shkrimi në facebook, Murati ka thënë se “njëmend e kemi”, teksa ka shtuar se përkundër që VV është fituese, janë pajtuar që të ndahen përgjegjësitë përgjysmë.
    Murati ka potencuar se LDK ka zgjedhur e para ministrinë që ajo dëshiron ta ketë.

    “Njëmend e kemi!
    Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5.Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju.Madje edhe zgjodhët të parët.
    Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!”, ka shkruar Muarati.

    https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10157842064905522

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!