×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ndalet tymi në Kuvend, pas Daut Haradinajt edhe deputeti i VV-së ndez cigaren

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 22:08

    Gjatë fjalimit të deputetit të AAK-së Bekë Berisha, mbrapa tij është parë duke pirë cigare kolegu i tij, Daut Haradinaj.


    Por nuk është vetëm deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj që tymos cigare brenda Kuvendit.

    Në një fotografi të siguruar nga Ekonomia online, vërehet deputeti i VV-së, Artan Abrashi, duke pirë cigare brenda Kuvendit.

    Ndryshe, Kuvendi po mban seancë plenare në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin. Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e votimit të mocionit të mosbesimit. Seanca filloi në orën 11:00 dhe ende po vazhdon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!