Pak orë para përfundimit të afatit të konfirmimit ose jo, të aktakuzës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi, nga kjo kjo parti nuk kanë dhënë asnjë informacion, shkruan Reporteri.net.
Në një konferencë për media deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, sa i përket ngritjes së aktakuzës ndaj kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, ai tha se nuk përzihet në drejtësi.
Lushtaku në konferencën për media, i pyetur se a kanë ndonjë informacion rreth ngritjes së aktakuzës ndaj kryetarit të PDK-së, Lushtaku tha se kjo pyetje nuk është për të, por për organet kompetente.
“Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës, nuk përzihemi në drejtësi, kjo pyetje nuk është për mua, por për organet kompetente”, tha Lushtaku.
24 tetori është data e fundit e paraparë ku Gjykata Speciale do të njoftonte nëse ka konfirmuar ose jo propozim-aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.