Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e udhëhequr nga ai. I pari i LDK’së thotë se po futemi në krizë më të thellë energjetike.
“As gruri s’futet në depo sot. Kur blejnë shtetet grurë nuk i marrin depot me i vendos në depot e tyre, e marrin grurin me çmimin e caktuar dhe depo rri diku tjetër në botë, kur duhet e merr. Edhe naftën kur e blen s’e merr në depo. Nuk jemi në shekullin e 19. Shekulli i tanishëm nënkupton se ka modalitete të tanishme të kohës…”, thotë Abdixhiku.
“Po, mënyra se si flet kur thotë “rrymën s’mund ta ruajmë në frigorifer”, ky s’e kupton ose është duke u folur masave populiste militante të tij”, thotë Abdixhiku në Klan Kosova.
‘S’dinë bre burrë. Nuk po dinë. Nuk janë duke vepruar asnjëherë. Shikojnë veç me kritiku 20 vitet e shkuara. Edhe për këtë punë e gjejnë dikë, thonë ky është fajtori”, thotë Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.