Shumë qytetarë së fundi në mediat online kanë zhvilluar debat lidhur me atë se, si duhet vepruar në rastin kur marrin ndonjë gjobë nga trafiku rrugor.
Shumica prej tyre kanë shprehur shqetësimin se edhe pse kanë paguar gjobën emri i tyre ka figuruar në sistemin e policisë, kjo për shkak së nuk e kanë dërguar fletë-pagesën në sistemin policor.
Policia ka treguar se si mund të largohen gjobat nga sistemi, pasi t’i paguani.
“Për tu shlyer nga sistemi i policisë, të gjitha fletëpagesat për gjobat e paguara dhe tiketat, të skanuara, mund të dërgohen edhe në adresën elektronike: info@kosovopolice.com”, tha policia për Telegrafin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.