×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk po respektohet “ora policore”, qytetarët lëvizin nëpër rrugë

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 10:44

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka marrë disa vendime për parandalimin e virusit COVID-19.Ndër to edhe vendimin për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 pasdite.


    Në vendim, thuhet se, nga ora 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes, gjithashtu nuk mund të dilet.

    Mirëpo, nga ora 10:00 kur vendimi ka hyrë në fuqi e deri më tani kur kanë kaluar më shumë se gjysmë orë, në kryeqytet ky vendim nuk po respektohet në përpikmëri.

    Në disa pamje që Reporteri ka marrë në kryeqytet, shihet se veturat vazhdojnë që qarkullojnë lirshëm, dhe qytetarët të lëvizin, ndërkohë që policia nuk duket askund.

    Vendimi në veçanti nuk po respektohet për faktin se  qytetarë të shumtë janë tubuar në masë të madhe në pikat e postës. Tubimet në fjalë po bëhen për të marrë ndihmat sociale, që sot do të jepen për dy muaj.

    Ndërkohë Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka bërë thirrje që ata të shpërndahen për të respektuar kufizimin e lirisë së lëvizjes. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/210986250121363/

     

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/2505533169760292/

    https://www.facebook.com/100002231801764/videos/2768763019874731/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!