Një qytetar nga Prizreni është përplasur me stafin mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Në videon që i njëjti e ka publikuar Live në Facebook, qytetari nga Prizreni akuzon mjekët se nuk i kishin ofruar ndihmë një të afërmi të tij. Në të kundërtën, ai thotë se mjekët po qëndronin ulur në vend se ta ndihmonin pacientin.
Siç shihet në video, njëri prej mjekëve apo infermierëve që ishte në sportel tenton t’ia ndalë telefonin kur e kupton se ai po incizon.
“Këqyre çka bëjnë, rrinë aty e nuk ia matin tensionit njeriut”, dëgjohet duke thënë ky qytetar në video.
Përderisa njëri prej stafit mjekësor dëgjohet duke i thënë se “ia kemi dhënë udhëzimin për në spital”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.