Policia ka arrestuar pronarin e një pompe të derivateve në Zhegër, pasi që i njëjti ka vepruar në kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës i cili vendim është nxjerrë me qëllim të luftimit dhe parandalimit të Pandemisë Covit-19.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga policia e Gjilanit, ku theksohet se pronari i lokalit iu kishte shërbyer kilientëve në kundërshtim edhe me masat mbrojtëse higjienike.
“I dyshuari duke mos respektuar vendimin në fjalë ka lejuar që një numër i konsiderueshëm i klientëve të futën dhe të qëndrojnë brenda hapësirës së kafiterisë që gjendet në objektin e pompës, të cilëve klient i dyshuari u ka shërbyer pije në kundërshtim edhe me masat mbrojtësi higjienike”, thekson policia.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari pasi është intervistuar nga hetues policor i i njejti është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.