×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk respektuan masat antiCovid – Policia intervenon në Pejë, ndalon një aheng familjar

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 19:38

    Policia e Kosovë sot ka ndaluar një aheng familjar në fshatin Radac të Pejës.


    Përmes një njoftimin, Policia ka bërë të ditur se gjatë patrullimit ka hasur në një aheng familjar, ku pronarit i është shqiptuar gjoba prej 2000 euro, ndërsa ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumën prej 200 euro.

    “Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet n komunikatën e PK-s.

    Kujtojmë se numri i rasteve dita ditës është në rritje dhe se vetëm gjatë ditë së sotme kanë vdekur 21 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!