×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Nuk respektuan rregullat në trafik, për një muaj policia shqiptoi mbi 6300 gjoba veç në Ferizaj

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 11:31

    Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar mbi 6300 gjoba për kundërvajtje vetëm në muajin maj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë këtij muaji, policia ka hequr 90 patentë shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.

    Komunikata e plotë:

    Gjobat në komunikacionin rrugor gjatë muajit MAJ-2024

    Gjatë muajit maj -2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6313 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 98 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

    Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

    – Tejkalim i shpejtësisë, 1842 gjoba
    – Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 312 gjoba
    – Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 293 gjoba
    – Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 137 gjoba
    – Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 134 gjoba
    – Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 81 gjoba
    – Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 62 gjoba
    – Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 56 gjoba
    – Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 43 gjoba
    – Gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave , 20 gjoba
    – Konfiskim i motoçikletave , 4
    – Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba
    – Mos respektimi i këmbësorëve, 4 gjoba
    – Të tjera, 3325 gjoba
    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
    Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!