Disa biznese gjatë ditës së djeshme u hapën në qytetin e Pejës, pavarësisht thirrjeve të ndryshme për mos-hapjen e tyre. Duke e parë këtë situatë, Prokuroria e Pejës është vënë në aksion. Si rrjedhojë, gjashtë persona të ndryshëm, për raste të ndara, janë arrestuar nga ana e Policisë me urdhërin e Prokurorisë së shtetit.
Ata u arrestuan nën veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Lajmin për arrestimin e këtyre gjashtë personave e ka bërë të ditur për Express të hënën, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikci.
“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë ditës se djeshme (24 orëve të fundit) ka ndaluar gjashtë (6) persona (në raste të ndara) për veprën penale “Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë”, nga neni 250, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës:, thuhet në përgjigjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.