×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk kalon mocioni për shkarkimin e bordit të ZRrE-së, Pal Lekaj deputetëve: Oh Zoti ju vraftë

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 12:14

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me shumicën e votave nuk e ka kaluar mocionin për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

    Pas këtë, deputeti Pal Lekaj iu drejtua, me humor, “Oh Zoti ju vraftë” kolegëve të pozitës që e kundërshtuan.

    “Vuçiq është deklaruar në media që ka pas një marrëveshje me KEDS. Ai nuk ka asnjë rëndësi për mua. E solla çka ka thënë dhe se janë të pandërgjegjshëm ndaj marrëveshjeve. Sa i përket elektro serverit a s’ka qenë ky veprim politik i tyre sa mos më paguar qe disa vite”, u shpreh ai.

    Anëtari i komisionit dhe deputeti i VV-së, Armend Muja, ka përmendur disa vendime të opozitës e ndër to ishte edhe elektro serveri dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e atëhershme lidhur me furnizimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

    Muja ka folur edhe për marrëveshjen më veriun që është arritur e që sipas tij është një marrëveshje e dobishme dhe funksionale./eo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!