×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet Thaçi: S’e kam përmendur babain e Vjosa Osmanit

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 20:55

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kurrë nuk e ka sulmuar babain e Vjosa Osmanit.


    Ai ka thënë se askund nuk ka thënë se babai i Vjosa Osmanit ka bashkëpunuar me Serbinë.

    “Nuk e kam akuzuar askënd, nuk merrem me familjarë, nuk mund ta gjesh që e kam përmendur diku emrin e babës e as nanës së dikujt. Të gjitha ato që deklaroj, nuk i ndryshoj, përkundrazi vetëm i përforcoj dhe u qëndroj”, ka thënë ai te gazetari Cim Peka.

    Ndërkohë, Vjosa Osmani në një intervistë sonte ka deklaruar se nëse diçka i ndodhë familjes së saj, atëherë dihet se kush është përgjegjsë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!