×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk u përzgjodh drejtor i ShSKUK-së, Basri Lenjani paralajmëron ankesë

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 16:52

    Valbon Krasniqi sot është përzgjedhur Drejtori i Përgjithshëm i i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Por duket se ndaj këtij vendimi do të ankohet Basri Lenjani, i cili doli i dyti në këtë garë.


    Në një përgjigje për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, Lenjani thotë se do t’i ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjor.

    “Është e drejta ime për t’i marrë hapat e mëtutjeshëm. Do të shikojë nëse do ankohem, por s’ke ku ankohesh”, tha Lenjani, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Lenjanit gjendja në ShSKUK do të vazhdojë të mbetet e njëjtë përderisa ka ndikimi politike.

    “Ne jemi duke jetuar në Kosovë dhe përderisa ka ndikime politike, ShSKUK do të mbetet në të njëjtën gjendje. Nuk e di nëse ka pas ndikime politike. Unë jam kandidat që ka konkurruar pa asnjë mbështetje politike, por kam konkurruar në bazë të përvojës dhe përgatitjes profesionale”, tha Lenjani për Reporteri.net.

    Përkundër se do të ankohet, Lenjani thotë se i uron punë të mbarë Valbon Krasniqit, tanimë i përzgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së.

    Në konkursin e fundit, Krasniqi ka marrë 91.2 pikë nga testi dhe intervista, ndërkaq Basri Lenjani është renditur i dyti me 75.6 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!