Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish nuk i kanë dhënë votat e duhura Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Ky Projektligj nuk i mori votat e duhura shkaku i mungesës së kuorumit.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se vetëm 40 deputetë morën pjesë në votim, dhe kjo pikë do të sillet për votim sërish në seancën e ardhshme.
“40 deputetë kanë marrë pjesë në votim, për shkak të kuorumit i njëjti hidhet në votim në një rast tjetër”, tha Osmani.
I njëjti projektligj nuk kishte kaluar as në seancën e datës 13 gusht, përshkak të mungesës së kuorumit.
Në atë seancë vetëm 36 deputetë kishin marrë në pjesë në votimin e projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.