×
  • Lajme
  • Lajme / Lista

    Numërimi i votave, këta janë kandidatët e LDK-së që po fitojnë ulëse në Kuvend

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 22:37

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka përfunduar numërimin e votave të rregullta dhe të mërgatës, teksa numërimi i votave me kusht po vazhdon ende.

    Nga votat e numëruara deri tash, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 20 deputetë.

    Sipas rezultateve të votave të numërura deri më tash, nga kjo parti pjesë e Kuvendit pritet të jenë bartësi i listës e kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Anton Quni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku, Armend Zemaj, Hysen Cekaj, Fadil Hadërgjonaj, Besian Mustafa, Ekrem Hyseni, Marigona Geci, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Arben Gashi e Paris Guri, teksa me kuotë gjinore do të hyjnë edhe Serbeze Kabashi Muqaj dhe Arjeta Salihu Abazi, shkruan Reporteri.net.

    Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti parashihet t’i lëshojnë ulëset, meqë do të mbajnë pozitën e Kryetarit të Pejës, respektivisht Lipjanit.

    Në rezultatet e paraqitura në tabelën e mëposhtme nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!