×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërimi i votave me kusht afër fundit, këto janë votat e mbledhura nga partitë

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 23:02

    Po vijon numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Deri në ora 10:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate janë numëruar 21 mijë e 607 vota.


    Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje vazhdon të mbetet partia e parë me më së shumti vota, për VV-në janë 6 mijë e 329 vota.

    Pas VV-së, radhitet Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 4 mijë e 680 vota.

    Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë 4 mijë e 255 vota. Koalicioni AAK-PSD sipas votave të numëruara deri tani ka 2 mijë e 887 vota, kurse për koalicionin NISMA-AKR-PD janë 1 mijë e 114 vota.

    Procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ka filluar gjatë ditës së djeshme.

    Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!