×
  • Lajme
  • Lajme / 9 shkurti

    Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, befasojnë tre kandidatët e PDK-së që pritet të bëhen deputet për herë të parë

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 22:37

    Numërimi i votave të shtetasve të Kosovës që votuan nëpër përfaqësitë diplomatike është ende duke vazhduar.

    Nga rezultatet e deritashme, kjo është dhjetëshja më e votuar e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Përditësimi më i fundit tregon se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë 369 vota, duke u renditur i pari, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka arritur 220 vota.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka marrë 168 vota.

    I katërti është Enver Hoxhaj, me 128 vota, vetëm një më shumë se Uran Ismaili.

    Ragip Xhaka, kandidat i PDK-së për deputet nga Diaspora, ka siguruar 108 vota.

    Në dhjetëshen më të votuar të PDK-së janë edhe tre kandidatë të rinj që do të hyjnë për herë të parë në Kuvend: Artan Behrami me 108 vota, Sala Jashari me 98 dhe Përparim Gruda me 94 vota.

    Një votë më pak se Gruda ka marrë Ganimete Musliu.

    Për momentin, janë numëruar 67.44% të votave në përfaqësitë diplomatike. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!