Pas numërimit të votave për kandidatët për kryetar të Komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i numëruar votat për Kuvende Komunale.
Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia dhe ai i LDK-së, Përparim Rama, do të përballen në balotazh. Do të jetë gara finale për ta marrë drejtimin e kryeqytetit.
LVV-ja doli e para nga votat e numëruara në kryeqytet, por jo mjaftueshëm sa për ta marrë drejtimin e Prishtinës me të parën.
Edhe me votat për Kuvendin Komunal, LVV-ja dhe LDK-ja janë partitë me më së shumti vota. Nga numërimi i mbi 86% të votave për Kuvendin Komunal, LVV-ja prin me 34,22%, ndërsa LDK-ja radhitet e dyta me 26,57%.
Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PDK-ja ka marrë 18,40% të votave për asamblistë, ndërsa AAK-ja ka marrë 10,36%, duke e lënë pas AKR-në me 5,51%.
Rezultati nga numërimi i 86,14% të votave për Kuvend Komunal
Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42,33% të votave s i kandidat për kryetar në kryeqytet, pasuar nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili i ka marrë 29,35%
Kandidati i Partisë Demokarike të Kosovës, Uran Ismaili ka arritur t’i marrë 21,64% të votave, ndërsa Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, 4,50%.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.