×
  • Lajme
  • Lajme / Rezultatet

    Numërohen 94.04% të votave: VV e para me 41.14%, PDK e dyta me 22.42%, LDK e treta me 17.66%

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 15:14

    Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.14 për qind të votave pas numërimit të 94.04 për qind të votave, apo 2 mijë e 382 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 15:04, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Aktualisht edhe 151 vendvotime s’janë numëruar ende.

    Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.42%, LDK e treta me 17.66%, kurse AAK 7.48%.

    Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!