×
  • Lajme
  • Lajme / KQZ

    Numërohen mbi 46 përqind e votave të kandidatëve për deputetë

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 18:24

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 janë numëruar 46.19 për qind e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Siç bëhet e ditur në njoftim, janë numëruar 1170 vendvotime nga 2533.

    Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë është përmbyllur në nëntë komuna: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

    Në orën 16:00 ka nisur numërimi edhe në Mamushë, njofton KQZ-ja.

    Procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!