×
  • Lajme
  • Lajme / Përditësimi i fundit

    Numërohen mbi 90% e votave nga votimi në Ambasada: VV-ja vazhdon të prijë bindshëm, PDK me një rritje të lehtë

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 9:59

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin e numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

    Deri më tani janë numëruar 40 vendvotime nga 43 sa janë gjithsej, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i deritashëm ka siguruar 10 mijë e 893 vota ose 80.75 për qind.

    Partia Demokratike e Kosovës sipas këtij përditësimi ka marrë 1 mijë e 10 vota, ose 7.48 për qind.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 6 vota vota ose 7.45 për qind.

    Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët ka marrë 260  vota ose 1.93 për qind. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!