×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet 2025

    Numërohen mbi 97 përqind e votave: VV 41.08%, PDK 22.21%, LDK 17.75 % e AAK 7.47%

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 16:51

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet preliminare nga numërimi i 97 përqind të votave.

    Sipas këtij përditësimi, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 41. 08 përqind të votave, PDK e dyta me  22. 21 përqind, LDK e treta me 17. 75 përqind dhe AAK me 7. 47 përqind, shkruan Reporteri.net.

    Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës.

    Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan në zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!