Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet, pas numërimit të 99.09 përqind e votave.
Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.81 përqind, PDK e dyta me 22.16 përqind (më herët kishte 22.06%), LDK e treta me 17.60 përqind dhe AAK me 7.46 përqind, shkruan Reporteri.net.
Këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Aktualisht kanë mbetur pa u numëruar edhe 23 vendvotime për të përfunduar i gjithë procesi i numërimit.
Votat e kandidatëve do të fillojnë të numërohen nesër, kur edhe do të bëhet verifikimi i rezultateve të partive.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, kanë sqaruar nga KQZ./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.