×
  • Lajme
  • Lajme / 145 vendvotime

    Numërohen votat në Gjakovë: VV e para me 47.78%, AAK e dyta me 19.51, LDK rritet për 7.8% krahasuar me 2021

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 19:53

    Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Komunën e Gjakovës, ku kanë qenë 145 vendvotime.

    Rezultatet preliminare të KQZ’së e renditin Lëvizjen Vetëvendosje të parën në këtë komunë me 47.78 përqind, pasuar nga AAK me 19.51 përqind, LDK me 16.26 përqind dhe PDK me 10.11 përqind, shkruan Reporteri.net.

    Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, VV ka rënie për 4.47 përqind, AAK për 4.1, derisa LDK ka shënuar rritje për 7.8 përqind, e PDK për rreth 3 përqind.

    Votat e kandidatëve do të fillojnë të numërohen nesër, kur edhe do të bëhet verifikimi i rezultateve të partive.

    “Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, kanë sqaruar nga KQZ./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!