×
  • Lajme
  • Lajme

    Nura publikon emrat që pritet të jenë drejtorët në komunën e Skenderajt

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 16:40

    Nesër në Kuvendin Komunal të Skenderajt pritet të mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së kryetarit.

    Në prag të kësaj ceremonie, kryetari në ardhje i Skenderajt, sot ka publikuar emrat e atyre që pritet të udhëheqin me drejtoritë në këtë komunë.

    Në mesin e 11 emrave, shihet se komuna e Skenderjat ka vendosur që tri prej drejtorive të udhëhiqen nga gratë.

    Lista e drejtorëve që pritet të emërohen nesër:

    Drejtoria për Financa – Ismet Aliu

    Drejtoria për Urbanizëm – Zymer Delija

    Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale – Rrezarta Ibrahimi

    Drejtoria për Arsim – Kastriot Duraku

    Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm – Besarta Meha

    Drejtoria për Bujqësi – Behgjet Maliqi

    Drejtoria e Inspeksionit – Valon Haliti

    Drejtoria për Gjeodezi, Pronë e Kadastër – Aferdita Seferi Gecaj

    Drejtoria për Shërbime Publike – Alban Shala

    Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Alban Berisha

    Drejtoria për Administratë – Hamit Geci

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!