×
  • Lajme
  • Lajme

    Nura shpërblen me 1 mijë euro djaloshin që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 19:10
    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura shpërblen me 1 mijë euro, Donard Muratin

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar djaloshin e quajtur Donart Murati, i cili u bë viral me lopatën e tij, duke u përpjekur që të ndihmojë të tjerët, gjatë vërshimeve shkatërruese që kapluan rajonin e Skenderajt, javë më parë.

    Nura e shpërbleu djaloshin me 1,000 euro, si dhe me një mirënjohje.

    “E njihni Donartin? Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI!”, shkroi Nura në Facebook.

    Një fotografi e djaloshit duke ndihmuar, po ashtu është vënë në hapësirat e zyrës së kryetarit Nura.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!