×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuredin Ibishi në Hagë pyetet për një fotografi me Adelina Ismailin dhe votën e tij si deputet për Gjykatën Speciale

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 17:42

    Nuredin Ibishi i njohur si ‘Leka’ e ka vazhduar dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

    Ibishi është pyetur për një fotografi të shkrepur në fshatin Bradash e ku shihej edhe këngëtarja Adelina Ismaji.

    “Është një këngëtare e njohur, Adelina Ismaili. Arif Muqolli është gjithashtu profa. Unë jam i bindur se kjo fotografi burimin e ka nga Serbia”, ka thënë Ibishi.

    Nuredin Ibishi në kohën kur u votua Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës ishte deputet i LDK-së. E prokuroria, e pyeti për votën e tij në vitin 2015.

    “Kam qenë deputet në Kuvendin e Kosovës kur është miratuar. Nuk e kam bërë me vullnet votën për, nga kuptimi se: së pari kur ka nis në Asamblenë e Këshillit të Evropës e dini fort mirë kanë qenë akuzat për trafikim organesh. Ndërsa në hetimet preliminare nga Ëilliamson është konstatuar se Shtëpia e Verdhë, s’ka trafikim organesh. Mirëpo rezoluta është miratuar në KE falë asaj që s’ka pas lobim prej qeverisë. Pa vullnet kam votuar por se isha para dy dilemave: a ta miratojmë e të na gjykohen anëtarët e UÇK-së në vendet demokratike si BE-ja, apo të shkon në Kombe të Bashkuara e të vijnë regjimet e Rusisë, Kinës. Për këtë arsye ishte vota pro”, u shpreh Ibishi.

    Ai u pyet edhe për raportet me Salih Mustafën.

    “Calin e kam bashkëluftëtar. Asgjë personale nuk kemi. Unë nuk mund të them se e kam mik, pasi s’dalë me të çdo ditë për të pirë kafe a diçka kështu. Nuk e kam takuar para arrestimit, dhe as nuk kam pasur kontakt me familjen e tij”, ka thënë Nuredin Ibishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!